.

Euronews Albania & Euronews Group, solidarizojnë botën për Shqipërinë

 

Situata e jashtëzakonshme në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit u përcollën jo vetëm në kanalin e Euronews Albania, por edhe në 12 kanalet që përfshin Euronews Group, në Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Spanjë, Turqi, Portugali, Hungari etj.


Krahas lajmeve u trasmetuan dhe mesazhe sensibilizuese për mbledhje fondesh, që do të shkonin në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.


Kudo nëpër Europë e botë u përcoll spot-apeli, që qeveria shqiptare i drejtoi njerëzve, duke i adresuar tek portali zyrtar e-Albania për të dhuruar online.
Për një Shqipëri solidare, ishte mesazhi kryesor i këtij spoti, që përmes Euronews Albania dhe Euronews Group mori përmasat: për një botë solidare me Shqipërinë.