.

E falenderoi në emision, kryeministri italian Conte i përgjigjet Ramës: Do të jemi gjithmonë pranë jush! (VIDEO)


Mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama ishte i ftuar te emisioni i gazetarit Bruno Vespa, ‘Porta a Porta’, ku ndër të tjera falenderoi për ndihmën e dhënë ndaj të prekurve nga tërmeti edhe ekipet italiane të shpëtimit si dhe qeverinë dhe kryeministrin Italian.

Kryemistri Rama tha gjatë emisionit se ndihma e qeverisë italiane e veçanërisht e kryeministrit Conte në këtë situatë të vështirë për shqiptarët vërtet e kishte prekur shumë.

Nga ana tjetër kryeministri Italian ka rishpërndarë në twitter një video nga emisioni Porta a Porta teksa Rama falenderon atë për mbështetjen.

Conte sipër videos së shpërndarë shkruan se Italia ka një zemër të madhe dhe do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë.

Postimi në twitter i Ramës:

Giuseppe Conte nuk do të jem në gjendje të them kurrë me fjalë atë që ndiej, atë që ndiejnë të gjithë shqiptarët këto ditë, duke parë sesi Italia dhe engjëjt e saj mbrojtës, burra dhe gra të Mbrojtjes Civile, po bëjnë çështë e mundur për të na ndihmuar të ngrihemi nga rrënojat.

Postimi falenderues i Ramës:

Padyshim që nuk kishte nevojë që kjo tragjedi të dinte se Italia ka një zemër të madhe, por për ta ndjerë atë aq afër asaj rrahje zemre gjatë këtij kalimi shumë të vështirë të shkretëtirës për Shqipërinë, dhe vërtet fantastike! Faleminderit miq!

Përgjigjia në twitter e kryeministrit Italian Giuseppe Conte:

Edi Rama ne jemi atje dhe do të jemi pranë jush. Italia ka një zemër të madhe.

Fjalët e Ramës në emisionin ‘Porta a Porta’ për kryeministrin italian Conte:

‘Ndihma e qeverisë italiane e veçanërisht e kryeministrit, vërtet më preku. Arrita të zbuloja një person, nga ana politike e gjykoni ju, por si njeri është me të vërtetë një njeri me një zemër të pamasë’.