.

Na bëri merak me të nxirën në sy, Rezart Veleshnja tregon kush e ‘katandisi’ në atë gjendje

 

Ditën e djeshme, aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i merakosi ndjekësit e tij me disa video të publikuara në InstaStory.

Ai shfaqej me një sy të nxirë gjatë xhirimeve të emisionit “Shiko Kush Luan”, ndërsa ne u bëmë kuriozë të mësojmë nëse kishte ndonjë gjë serioze, apo aktori po kurdiste diçka.

Vetëm pak më parë, Rezarti ka zbuluar gjithçka, duke lënë të kuptohet se një look i tillë është pjesë e një numri të ri në emisionin “Shiko Kush Luan”.

Përveç tij, në foto është shfaqur me një sy të nxirë edhe kolegu i tij. aktori Florian Binaj, ndërsa të dy kanë pozuar me Luana Vjollcën.


“Na ka zgërdhi në dajak Luana”- shkruan Rezarti me humor krahas postimit, pa zbuluar më shumë detaje nga numri i tyre në emisionin që do të transmetohet këtë të shtunë.