.

E rëndë/ Lidh të dashurën 22-vjeç dhe e masakron me thikë. 49-vjeçari tregon me detaje krimin e kobshëm: U sigurova që….


Një burrë, i cili vrau të dashurën e tij, me ftohtësinë më të madhe, ka treguar të gjithë skenën, se si e kishte torturuar atë, deri sa i mori jetën. Jason Farrell, 49-vjeç, kaloi një orë duke shkruar dokumentin e duke dhënë detaje të tmerrshme se si vrau Sammy Lee Lodwig, 22-vjeç.

Ai e kishte goditur atë brutalisht dhe pa mëshirë me thikë, në bodrumin e banesës së tij. Pasi e vrau, ai doli qetësisht nga bodrumi, i “larë”, në gjak, ndërsa i tha se e kishte vrarë të renë. Policia e gjeti 22-vjeçaren në një shtrat, të lidhur dhe me plagë thikë kudo në trup

Farrell u takua me Sammy-Lee kur ajo ishte një vajzë e vogël, ndërsa ai ishte në një lidhje me nënën e saj, Sarah, Lodwig. Ata u takuan përsëri vite më vonë kur ajo i kërkoi ndihmë sepse një burrë po e ndiqte, ndërsa më pas filluan të kishin lidhje seksuale.

Ai e kishte lidhur atë me rripat e fustanit që e reja kishte veshur, ndërsa rrëfeu në polici se ishte siguruar që ajo të kishte një vdekje të ngadaltë dhe se ishte siguruar që të mos bërtiste gjatë sulmit.