.

Fatma i nxjerr publikisht sekretin, Aulona i kthehet menjëherë: Nuk duhet të bësh komente të tilla (REPLIKAT)

Aulona Musta prej disa ditësh ndodhet në Paris me bashkëshortin dhe vajzën, Amara. Ky udhëtim ka qenë surprizë për vogëlushen e tyre e cila feston ditëlindjen.

Nga Parisi, Aulona ka postuar një foto ku shfaqet me bashkëshortin dhe të dy duken shumë elegantë.

Mirëpo fakti që çifti po i mban duart tek barku i Aulonës ka bërë që mikesha e saj, Fatma t’i komentojë: “Awww po presim bebe?”

“Buqi ti e di qe nuk duhet te besh komente te tilla”, ia kthen Aulona.

“Unë e thashë atë që thashë”, iu përgjigj Fatma ndërsa Aulona nuk i ktheu më përgjigje duke e lënë enigmë nëse nga ajo kemi vërtet një lajm të ëmbël apo ishte thjesht aludim i mikeshës së saj.