.

Xhemi Shehu apo Luana Vjollca? Aktori i njohur zgjedh kapitenen e preferuar


Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ishte i ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në Pesë”, ku foli për punën e tij në televizion.

Edhe këtë sezon të ri televiziv, Florjanin do ta shohim te spektakli i humorit, “Portokalli dhe tek emisioni “Shiko kush Luan”.

Ndërkohë gjatë intervistës, moderatorja Bieta Sulo e ka vënë në siklet Florin, duke i kërkuar të bëjë një zgjedhje mes Xhemi Shehut të “Portokallisë” dhe Luana Vjollcës së “Shiko kush Luan”.

Aktori ka dhënë një përgjigje diplomatike, duke thënë se është një marinar shumë i bindur për cilëndo kapitene, mirëpo Bieta ka insistuar për një zgjedhje.

Kështu, Flori u shpreh se turni i parë është Xhemi dhe turni i dytë është Luana, duke i bërë qejfin të dyja kolegeve të tij.