.

Refuzon ndarjen me Rudina Dembacajn? Ja reagimi i të shoqit (Foto)


Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj po përflitet së fundmi për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj Aleks Varfaj, me të cilin ka edhe një vajzë. Ajo ka preferuar të mos reagojë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë, por Aleks duket se ka vendosur të mbajë një tjetër qendrim.

Ai ka postuar në “Instagram” foto të një gazete, ku pikaset një artikull kushtuar pikërisht atij dhe Rudinës. Artikulli shoqërohet me titullin: E vërteta e divorcit të aktores, bashkëshorti refuzon ndarjen me Rudina Dembacajn.


Sipër fotografisë së publikuar, Aleks ka vendosur një emoji me fytyrë të habitur dhe një tjetër që qesh me lot, duke na lënë kështu të kuptojmë se nuk ka patur aspak një qëndrim të tillë nga ana e tij.

Media të shumta shkruajnë ndërkohë se ndarja e aktores nga i shoqi ka ardhur për shkak të një marrëdhënieje jashtëmartesore me një figurë publike./mapo