.

Në krevat dhe pa makiazh, Dua Lipa publikon foto me të dashurin

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa nuk ngurron së postuari foto intime, ku shfaqet në shoqërinë e të dashurit të saj Anwar Hadid.

Lipa ka publikuar së fundmi në “Instagram” një foto ku shihet në shtrat, pa makiazh, ndërkohë që Anwar pikaset duke e kapur prej faqesh. “Kjo jam unë në të vërtetë!”-ka shkruar Dua, duke marrë shkak nga pamja momentale.

Risjellim në vëmendje se kjo lidhje e këngëtares shqiptare është bërë publike fill pas ndarjes së saj nga kuzhinieri Isaac Carew.