.

Befason Rudina Dembacaj: “Agron Llakaj nuk e donte Romeon në “AlPazar”!


Rudina Dembacaj ka folur së fundmi për miqësinë e saj me dy binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, me të cilët ka qenë kolege në “Al-Pazar”.

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” ajo është pyetur se cilin nga vëllezërit do të zgjidhte si bashkëprezantues nëse do të kishte një emision të titulluar “Dyshat”. Kaq u desh që aktorja të zbulonte dhe një të re që nuk e kishim ditur më parë.

Rudina u shpreh se ka qenë ajo që e ka shtyrë Agronin të pranonte Romeon në “Al Pazar”, pasi ai nuk e donte dhe ishte skeptik.

“Unë kam këmbëngulur që Romeo të jetë pjesë e Al-Pazar sepse Agron Llakaj ishte shumë skeptik dhe nuk e donte”, ka rrëfyer Rudina.

Sa i përket pyetjes për të zgjedhur një nga dy vëllezërit, Rudina nuk ngurroi të jepte një përgjigje:

“Sigurisht që me Romeon sepse Donaldin e njoh më pak! Por ata janë të dy çuna të jashtëzakonshëm!”