.

Aktori i famshëm turk ka një mesazh në shqip: Historinë e kombit tuaj ma ka treguar gjyshja…


Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, kanë vizituar së fundmi Kosovën.

U bë e ditur se arsyeja e kësaj vizite ishte bisedimi për disa projekte të mundshme, që të realizohen mes Kosovës dhe Turqisë.

Teka u nderua me çmimin “Ambasador i kulturës” nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, Tolgahan bëri një postim në gjuhën shqipe në profilin e tij në “Instagram”.


Bashkëshorti i Almedës përmendi faktin se më herët kishte dëgjuar për kombin tonë nga gjyshja e tij. Ai gjithashtu falënderoi shqiptarët për mirëpritjen që i bëjnë.

“Komb historine e te cilit e kam degjuar qe ne femijeri nga gjyshja ime e ndjere, me pas per fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jeten me nje vajze te ketij kombi, njerez mikeprites, me gjak te ngrohte dhe te beses.

Faleminderit shqiptare qe u bete pjese e pandare e jetes time, faleminderit qe me mireprisni. Do jem gjithmone i gatshem te jap kontributin tim ne krah jush per te miren e te gjitheve.

Perfitoj te falenderoj pafundesisht Ministrin e Kultures Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithe Kosoven qe me nderuan me Titullin “ Amabasador i kultures” ndermjet dy kombeve”, shkruan aktori në postim.