.

Christian Lange solidarizohet me Shqipërinë, shpërndan shënimin e Ballës: “Lutjet e mia janë për ju”


Në lidhje me tërmetet e fuqishme që përfshinë Shqipërinë gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, Christian Lange.

Në rrjetin social Twitter, zyrtari i lartë gjerman ka postuar shënimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulamt Balla dhe shkruan se “lutjet tona janë për Shqipërinë”.

“E tmerrshme! Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju”, shkruan z. Lange.

Christian Lange është një mik i çmuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prej 20 vitesh është deputet i PSD, Grupi Parlamentar i së cilës është shprehur gjithmonë i hapur në favor të një vendimi pozitiv për çeljen e megociatave të Shqipërisë me BE.