.

Mjeti lundrues pëson defekt në motor, shpëtohen 5 personat në bord

5 persona, të cilët ndodheshin në bordin e një mjeti lundrues, u shpëtuan nga Policia Kufitare në Vlorë, pasi u njoftua se mjeti lundrues kishte pësuar një defekt në motor.

Mjeti lundrues, me flamurin shqiptar, po lundronte në gjirin e Vlorës, ndërsa ka pësuar defekt rreth orës 14:00.
Për fat të mirë 5 personat në bord nuk pësuan asnjë lëndim, ndërsa u shoqëruan për në portin e Vlorës nga Policia Kufitare.