Supermodelja Gigi Hadid nuk ua rekomandon aspak ndjekësve të saj në “Instagram” pushimet në Mykonos. Në një postim të publikuar së fundmi, Gigi ka treguar se ka rënë pre e vjedhjes pikërisht në ishullin grek.
“Mos e lejoni Intagram-in t’ju gënjejë. Më vodhën! Nuk do të kthehem më kurrë këtu. Nuk ia rekomandoj askujt. Shpenzojini paratë diku tjetër”-ka shkruar ajo, duke mos u zgjatur në detaje.
Megjithatë, babai i saj ka treguar se gjatë kohës që Gigi ka qenë jashtë së bashku me Bella Hadid dhe dy motrat e tjera, shtëpia e tyre me qira është vjedhur. Ai ka bërë me dije se konkretisht janë vjedhur gjërat personale të Gigit dhe Bellas.