Imazhet tronditëse të “akullnajës” së parë të Islandës zbulojnë dëmtimin e vazhdueshëm për shkak të temperaturave në rritje në Arktik. Akullnaja e madhe Okjokull tani është zhdukur plotësisht, pavarësisht se dikur ka matur 16 kilometra katrorë.
Pamjet e marra në vitin 1986 tregojnë vëllime të mëdha akulli që mbulojnë bregun e malit në Islandën perëndimore.
Vlerësimet sugjerojnë që akullnaja dikur kishte një trashësi prej 164 metrash. Por akullnaja gradualisht është shkrirë. Pastaj në vitin 2014, shkencëtarët e klimës zyrtarisht e shpallën akullnajën si “të shpërbërë”.
Fotografitë e fundit nga gushti i vitit 2019 publikuar nga NASA tregojnë vetëm një shpërndarje të borës dhe akullit, ku dikur ishte akullnaja.