.

Facebook merr vendimin e rëndësishëm, mbyll adresat fallco


Së fundmi Facebook ka ndërmarrë një nismë shumë të rëndësishme, e cila ka të bëjë me sigurinë e përdoruesve të saj.

Ata kanë mbyllur me qindra adresa fallco në Arabinë Saudite, pasi shpërndanin lajme jo reale.

Ata kanë bllokuar një faqe që kishte lidhje të forta me Arabinë Saudite, pasi ata shpërndanin lajme propagande.

Në total janë mbyllur 259 llogari në Facebbok, 102 faqe, 5 grupe dhe 17 faqe në Instagram që kishin lidhje me Emiratet e bashkuara Arabe.

lajmin e ka bërë të ditur shefi i Politikës së Sigurisë, Nathaniel Gleicher, nëpërmjet një interviste të dhënë për mediat.

Ai shtoi se lufta kundër ‘Fake news’ vazhdon dhe llogari të tjera rrezikojnë të mbyllen.