.

Nxorën informacionin sekret, pezullohen 2 oficerë të Krimeve

Një specialist krimesh dhe një inspektor i Krimeve të Rënda janë pezulluar nga detyra, për shkak të daljes së informacioneve hetimore në lidhje me arsenalin e armëve, që u gjetën në aksin Elbasan-Papër.

“BalkanWeb” mëson se pezullimi i tyre është bërë pasi dyshohet se nxorën informacionin sekret.

Burime të besueshme thanë se janë pezulluar zyrtarët E. Gjyli, me detyrë specialist krimesh, dhe inspektori E. Hoxha.

Pezullimi i tyre është bërë pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.