.

Ujë të ftohtë për të shuar vapën? Bëni kujdes, ja çfarë rrezikoni

Ndjesia më e mirë e ditëve të nxehta është kur pi një gotë me ujë të ftohtë.Megjithatë, sipas ekspertëve uji i ftohtë pas ekspozimit të gjatë në diell shkakton një shok të mirëfilltë në organizëm.
Sipas ekspertëve, sistemi tretës është i pari i cili has vështirësi në përpunimin e ujit të ftohtë.Ky i fundit shkakton kontraktim të ezofagut dhe më pas dhimbje në kraharor e në stomak.

“Uji i ftohtë do të shkaktojë spazma, rënie të rrahjeve të zemrës dhe të temperaturës së gjakut,” sipas mjekut amerikan Harry Emmerich.

Uji I Ftohtë Shkakton Edhe Probleme Të Tjera
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegojnë se pirja e ujit të ftohtë gjatë një dite të nxehtë mund të nxisë migrenën.

Për më tepër, nëse pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit, ky i fundit do të kalojë ne ezofag me më shumë vështirësi.

Uji i ftohtë shkakton probleme me tretjen dhe nxit konstipacionin.

Sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, pirja e ujit të ftohtë me ushqim të nxehtë prish ekuilibrat në organizëm.

Uji Në Temperaturë Ambienti Është Më i Mirë
Ka njerëz që pretendojnë se uji me temperaturë ambienti nuk e shuan etjen, sidomos në ditët e nxehta të verës.

Kjo nuk është e vërtetë, sepse njerëzit ngatërrojnë etjen me ndjesinë e të pasurit vapë.

Sigurisht që uji në temperaturë ambienti nuk ka efekt freskues dhe nuk e ul temperaturën e trupit, megjithatë kur vjen puna tek hidratimi, ai bën një punë të shkëlqyer.

Pirja e ujit me temperaturë ambienti jo vetëm që përmirëson tretjen por edhe qarkullimin e gjakut dhe pastrimin e organizmit nga toksinat./AgroWeb.org