.

Barsoleta e Topit për politikën shqiptare që mbylli puntatën e Open

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duke folur në fund të emisionit Open e ka mbyllur atë me anë të një barsolete të kohës së regjimit komunistr për të ilustruar politikën aktuale shqiptare.

“Në kohën e omunizmit, një qytetar që nisej për në Shkodër ngatërron trenin në Vorë dhe ulet në sedilje duke u përshëndetur me bashkëudhëtarin. Për ku je nisur i thotë? Për Durrës, po ju ja kthen tjetri? Për Tiranë! E shef çfarë ka bërë partia? Në një tren udhëtojnë edhe ai që ikën për Durrës dhe ai që ikën për Tiranë, tha udhëtari.

Me këtë barsoletë, ish-presidenti donte të ilustronte ecjen pa drejtim të politikës shqiptare.

Hapur.al