.

Kush është pronari i “bishës” së ujrave që mahniti brigjet e Monakos:Me 8 kate dhe vend për uljen e helikopterit

Në brigjet e Monakos lundroi jahti më i madh në të gjithë botën, i cili shkon në vlerën e 360 milionë paund.

I emëruar modestisht “Sailing Yacht A” (Jahti lundrues A), super jahti lundroi krenar mes gjithë jahteve të tjerë të super miliarderëve që ishin parkuar në gji.
Kjo bishë e ujërave është në pronësi të miliarderit rus 47 vjeçar Andrey Melnichenko i cili e ngriti këtë pasuri falë tregtisë së qymyrit.

Anija e magjishme është 143 metra e gjatë dhe në bordin e saj mund të rrinë pa problem 20 të ftuar si dhe një ekuipazh prej 54 personash.

Ajo është projektuar nga Philippe Starck dhe ka tetë kate, një vend për uljen e helikopterit, një pishinë të madhe dhe një dhomë për vëzhgimin nënujor.

I linduri në Bjellorusi, Melnichenko, bën një jetë luksoze mes jahtesh, bashkë me të shoqen, Aleksandra, një ish-modele serbe.