.

Salianji bën akuzën e fortë: Lleshaj ka ndërhyrë në regjistrin e gjendjes civile, frika ju ka hyrë në palcë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar përmes një statusi në “Facebook” se po rrëzohet sistemi i gjendjes civile.

Sipas Salianjit, socialistët janë bërë me hije dhe frika iu ka hyrë në palcë.

“Rrëzohet sistemi i gjendjes civile! Janë bërë me hije, frika ju ka hyrë në palcë. Nuk i mjaftojnë 1.2 milion karta identiteti jashtë afati, mijëra qytetarë me vendbanime të zhvendosura nga QV ku votojnë, çdo punonjës i administratës i kërcënuar për të bërë pëlqime të detyrueshme për Rilindjen dhe të dërgojnë nëpër ahengjet elektorale nga 4 persona, pasi detyrojnê mësuesit me kêrcënim që të detyrojnë nga 5 nxënës për të votuar Rilindjen, pasi detyrojne mjekê dhe infermiere te punojnë për rilindjen, pasi përdorin policinë e shtetit si leckë për interesa personale, pasi i kërkojnë cdo biznesi të kërcenojë punonjësit ndryshe ju turrin tatimorët.
Mbajnë në gatishmëri kriminelët të cilët gjysme i kanë në administratë dhe me gjysmen ndajne para dhe pushtet nëpër kafenetë ku kërcënojnë votuesit, pasi e perdorin prokurorine dhe gjykatat si loder, pasi e kanë të sigurt që zgjedhje nuk ka përsëri vesi nuk i le. Ndërhyjnë dhe në sistem, sepse Ministri i Brendshëm kërkon të tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithcka,duke nderhyre dhe ne regjistrin e gjendjes civile!”, shkruan Salianji.