.

Olsi rrëfen hapin e radhës për konsolidimin e lidhjes me Eglin

 

Olsi Bylyku duket se është përfshirë në një lidhje serioze dashurie. Ndonës ka vetëm pak muaj që e ka bërë publike, aktori i humorit ka rrëfyer hapin e radhës që ka bërë për të konsoliduar marrëdhënien.

I ftuar sot në emisionin “Ditë për ditë” , Olsi ka treguar se momentalisht po bashkëjeton me vajzën e quajtur Egli. Më tej, ai u shpreh se partnerja ka arritur ta njohë më mirë nga sa ai ka njohur veten e tij.

Me ç’kuptohet, gjërat midis dyshes janë bërë mjaft serioze. Kujtojmë se Olsi u fotografua për herë të parë me Eglin gjatë premierës “2 gisht mjaltë” dhe se vetëm pak ditë më pas e konfirmoi lidhjen me postimin e një fotoje të përbashkët në “Instagram”.