.

Basha njofton konferencë, zbulohen 2 çështjet që do diskutojë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha lajmëroi pak minuta më parë një dalje për median. Mësohet se Basha do të dalë për dy çeshtje aktuale të debatit politik.

Shefi i opozitës do të komentojë përgjimet e reja të publikuara nga Bild, ndërkohë që pritet të shprehë qëndrimin e fortë të opozitës për arrestimet e fundit politike të njerëzve të opozitës.

Kujtojmë se më herët kreu i shtetit apeloi palët për dialog me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.