.

Krijimi i SPAK, kush është prokurori që hoqi dorë nga gara(Emri)

Prokurori Shkëlzen Cena ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkesën për t’u tërhequr nga gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Kandidati nuk ka dhënë detaje për arsyet, që e kanë çuar drejt këtij vendimi.

Pas kësaj kërkese, Këshilli e miratoi atë me 10 vota pro.

Gjithashtu “BalkanWeb” mëson se Komisioni i Karrierës në KLP ka paraqitur një relacion për mënyrën si do të veprohet me caktime të përkohshme para krijimit të KLP-së dhe hapat që duhen ndërmarrë ne vijim.