.

Juristja seksi: Marr oferta me shumë shifra, pasuria që po bëj

 

E kanë pagëzuar si “juristja seksi”, por asaj i pëlqen të vendosë peshoren mes bukurisë dhe zgjuarsisë së saj, pasi ndIhet e realizuar. Redona Koçi thotë se është më fat që ka lindur e bukur, dhe nuk do ndalet, duke ndjekur pasionin e saj për fotografinë bashkë me ambicien për t’i hyrë një ditë televizionit. Fotomodelja misterioze, që çudit ndjekësit me pozat prej kukulle dhe jetën e bukur që bën, rrëfen jetën e saj jashtë virtualitetit.

Një juriste në botën e modës. Si reagojnë njerëzit kur njihen me profesionin tënd?
Njerëzit më tepër më njohin si modele sesa juriste, sepse modelingun kam ushtruar, ky është pasioni im, ndërsa juridiku është një shkollë e përfunduar, por jo e ushtruar.

Bën shumë përshtypje në rrjetet sociale me pozat e tua. E ke menduar t’i hysh televizionit dhe ku mund të të shohim?
Ajo që unë dashuroj më së shumti është që të pozoj para aparatit fotografik, prandaj edhe nuk e kam menduar botën e televizionit. Jo, nuk e kam menduar, por po e mendoj meqenëse ma propozuat (qesh). Në një të ardhme nuk i dihet (Kurrë mos thuaj kurrë!).

Është krijuar një brez i ri vajzash “Instagram”-i që bëjnë shumë përshtypje me jetën e ëndërruar të luksit. Po ti ç’përgjigje do u jepje atyre që të pyesin për jetën e shtrenjtë?
E rëndësishme për mua është të bësh një jetë të lumtur me personat e zemrës. Sa për luksin, të gjithë e duam, të jemi realiste, por çdo gjë vjen gradualisht.