.

Rama: Sëkëlldi të flasim për ujin në 2019, Belshi do ketë 24 orë

 

Kryeministri Edi Rama nga Bashkia e Belshit në një takim me banorët e këtij qyteti në kuadër të fushatës elektorale, renditi punët e bëra ndër vite. Rama tha se kjo zonë në vijim do të ketë 24 orë ujë pa pushim, falë punës së kryetarit të Bashkisë dhe mbështetjes së Qeverisë.

“Më vjen shumë mirë që vijmë sot për të kërkuar votën tuaj dhe mbështetjen tuaj për Arifin dhe PS. Ja ku jemi sot krahasoni Belshin e katër viteve me Belshin që kemi. Askush mos të mendoj që këto mjaftojnë. Askush mos të kujtojë se tani mbaruam punë dhe skemi më punë për të bërë. Nëse sot ka ndodhur e paimagjinueshmja që njerëzit vijnë nga Tirana në Belsh, vijnë dhe të huaj.

Është tani sekëlldi e madhe të flasin në vitin 2019, për ujin e pijshëm. Edhe kjo zonë do ta ketë 24 orë ujin e pijshëm falë punës së kryetarit të Bashkisë dhe falë angazhimit të mbështetjes tonë që nuk mungon dhe nuk do mungojë. E dimë që kemi bërë gabime, kush punon e ka të pamundur që mos të gabojë. Kemi mësuar gjëra që nuk dinim. E dimë që nuk jemi të përsosur, nuk jemi më të mirët. Imagjinata shkon më larg se realiteti që kemi. Më të mirë se ne nuk ka.

Në fund fare ka apo s’ka vlerësimi nuk bëhet as me llafe as me gjatësi por me fakte. Nuk kemi bërë asnjë mrekulli.”-tha Rama.