.

Pergjimet/Kim Mehmeti:Ky popull nuk meriton të ketë drejtues hajdutë.

Shkrimtari i njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Kim Mehmeti ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara një ditë më parë nga prestigjiozja “Bild”, në të cilën përfshihet kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako dhe zyrtarët të lartë të PS-së, të cilët komunikojnë me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut

Shkrimtari thotë se ky popull nuk meriton të ketë drejtues hajdutë, ndërsa shtoi se krimi më i madh që mund t’i bësh një populli, sipas tij, është t’i vrasësh shpresën të rinjve.

Sipas shkrimtarit, një popull “shkatërrohet pa plumba vetëm në dy mënyra, nëse o ja ndalon shkollimin o ja shkatërron arsimimin”.

“Ky popull nuk meriton të ketë hajdutët drejtues, se ne na ndodhi edhe diçka shuëm tragjike. Ne dhe para të huajve kemi lënë përshtypjen që ta kemi frikë të fortin, jo ta çmojmë të mençurin. Kam frikë se ne do të vijmë deri në atë situatë që do të lemë përshtypjen në botë se ne hajdut e kosiderojëm atë që na vjedh neve dhe ua jep të tjerëve dhe jo atë që vjedh të tjerët e na i jep neve, dmth ne hajdutin tonë e duam. Krimi më i madh që mund t’i bësh një populli është të vrasësh shpresën e rinisë. Një popull shkatërrohet pa përdorur asnjë plumb vetëm në dy mënyra, nëse o ja ndalon shkollimin o ja shkatërron arsimimin”, tha Mehmeti.