.

Hapja e negociatave/Soreca:Hapja e negociatave nuk nenkupton pranimin ne BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka shkruar në një status në “Twitter”. Ai ka postuar një intervistë të dhënë për “Die Welt”, ku tha se hapja e negociatave nuk nënkupton pranim në BE, por thjesht vënia në dukje e faktit se Shqipëria ka bërë progres në fusha të caktuara.

“Hapja e negociatave nuk nënkupton pranimin në BE, por do të thotë se vendi ka arritur një nivel të mjaftueshëm të përparimit në përparësitë kryesore”, shkruan ambasadori Soreca.

Kujtojmë se Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn është shprehur pro një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe madje në afatin e paracaktuar, pra qershor.

Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, duke përmendur sidomos reformën në drejtësi.