.

Çfarë fshihet pas letrave të Ramë ziut për Bashën? Meta ka ikur fare, ja nga se kanë frikë

NGA SPARTAK NGJELA

Kush është gjykatësi i kësaj kohe vjedhjesh e hajdutësh në Shqipëri?

Askush veç frikës dhe marrëzisë të të korruptuarëve.

Frika dhe marrëzia janë bashkuar në sjelljen e të korruptuarve të mëdhenj të shtetit që tani ndihen pa shpresë, si pasojë e reformës në drejtësi. Prandaj, gjithçka po drejtohet nga kjo psikologji frike. Po, nga vjen kjo frikë e tejëzgjatur në tre vjet rresht? Kjo vjen nga presioni i politikës dhe ekspertizës amerikanë kundrejt hetimit të pasurisë së korrupsionit kryeministror shqiptar. Korrupsioni iu drejtua popullit për kryengritje që të shpëtonte gjënë e vjedhur. Por ky revolucion antireformë i Saliut dështoi nga ushtrimi i forcës amerikane, ndonëse nuk kishte asnjë gjasë që kryengritja të ndodhte. Por, siç po shihet, dështimi ka mërzitur më shumë Ramën se Bashën.

I. Rama i mërzitur i shkruan letra lutëse Bashës që të takohen për marrëveshje. “Hajde bashkohemi se ti do të fundosesh” , i thotë ai Bashës. Po ç’është kjo logjikë që t’i lutesh kundërshtarit të dhunshëm e t’i thuash “aman mos u fundos”!!!

Ndërsa Basha nuk flet me Ramën se “kam vënë kusht për marrëveshje”, thotë ai. Por Basha në fakt nuk e di ç’është kushti në një kontratë, se nuk e njeh juridikisht as kushtin pezullues, as kushtin zgjidhës të një kontrate.

Ndërkohë, Rama i ka dërguar Bashës letrën e pestë e të gjashtë që e fton të takohen. Dhe Basha këmbëngulës vijon të kërkojë dorëheqjen e Ramës, por nuk ka forcë. Rama është keq pse dështoi Saliu, kurse socialistët që dinë të mendojnë po e mbajnë ende Ramën si kryetar. (!)

II. Kush dëmtohet me dorëheqjen e Ramës: Basha apo Rama. Dorëheqja ime, thotë Rama, na varros të dyve. Po shkatërrimi i lidërshipit të vjetër të PD-së, dhe ristrukturimi i saj, kë dëmton? “Kjo më shkatërron mua”; thotë Rama. Pikërisht këtë ka frikë Rama, sepse ai nuk mund ta pranojë ristrukrurimin e Partisë Demokratike drejt intelektualizmit. Por në të njëjtën kohë ka edhe frikë nga Reforma në Drejtësi. Këtë frikë e ka edhe Berisha edhe Basha; dhe i gjithë korrupsioni, i djathtë dhe i majtë, domethënë edhe Meta.

Por Meta ka ikur fare, nuk di se çfarë po flet. Kuptohet se e kishte shpresën te revolucioni Berisha. Lodhen dhe shpresojnë kot. Këta të korruptuar nuk e mundin dot politikën amerikane në Shqipëri. Edhe Ramë ziu lodhet kot. Asgjë nuk bën dot. Është i kapur dhe nuk ka më asnjë forcë për të ndaluar Reformën. Edhe këtë kryeministër e kap reforma në drejtësi. Por tani Rama luan si ai peshku i kapur në rrjetë që kërkon të çajë rrjetën. Por këtë po kërkon të bëje edhe Basha, edhe Saliu. Në fakt, koha po tregon se e kanë të pamundur.

lll. Dërgon letra Ramë ziu në adresë të Bashës, ka shpresë si ajo e para dy vjetëve. “Më ke vjedhur votat”, thotë Basha. Ku ka vjedhur vota Rama?!! Rama donte të mos kishte 71 deputetë, se kish menduar koalicion PS -PD për të bllokuar reformën në drejtësi. Por, ja që, një dorë magjike, që donte të shpëtonte Shqipërinë, i dha Ramës pesë deputetë; që ky me partinë e tij shkoi 75 deputetë në Parlamentin me 140 të tillë.

Kur mori 75 deputetë, Rama nuk doli nga shtëpia dy ditë prej marazit. Tani lodhet kot. Politika e madhe perëndimore nuk e pranon as revoltën e dhunshme të Berisha-Bashës dhe as kompromisin e Bashës me Ramën, sepse ajo politikë tani e ka marrë Parlamentin e Shqipërisë dhe don të shpejtojë Reformën në Drejtësi. Kurse Rama kuptohet se po punon në vakum.

Revolucioni antireformë dështoi me forcën e politikës amerikanë. Atëherë, pse nuk dorëzohen këta derdimenë?