Rraman Hallaçi ka qenë një nga emrat më në zë këtë javë në kampionatin shqiptar.
Ish-zëvendës trajneri i Kukësit, i cili u largua këtë javë nga klubi verilindor mes polemikash, a marrë ftesë për të ndjekur sfidën mes Partizanit dhe Kukësit, e cila po luhen në “Selman Stërmasi”.
Hallaçi është në tribunën qëndrore për të ndjekur këtë ndeshje, e cila tashmë nuk ka një rëndësi shumë të madhe, ashtu si sfidat e tre fazave të para.
Së bashku me Hallaçin është dhe trajneri i Dinamos, Igli Allmuça.