.

“Jeni falsë, shkatërrimtarë pa zë”/ Revoltohet Kejvina Kthella

 

Kejvina Kthella duket se është revoltuar së tepërmi nga komentet e ndjekësve në rrjetin social “Instagram”. Së fundmi, ish-velina e Xing-ut ka publikuar disa postime thumbuese të njëpasnjëshme, ku i cilëson kritikuesit e saj si njerëz falsë dhe të pashpirt.

“E bukura është se jeni të gjithë ajo çfarë kritikoni”– ka postuar fillimisht Kejvina në “Insta Story”. “Jeni falsë, shkatërrimtarë pa zë, shtireni sikur mendoni por jeni bisha pa zemër”-ka vijuar më tej ajo. Ish-velina ka ndarë gjithashtu edhe një foto ku ilustrohet njeriu me dy fytyra.