.

“Edhe i dashuri më la”/42 vjeçarja përfundon me katër vetulla pas trajtimit të “veçantë”

Një 42-vjeçare mendoi se kishte shkuar tek një “microblader” i çertifikuar, por kur vajza i bëri dhuratë një trajtim që kushtonte 250 dollarë, ia bëri vetullat aq të errëta sa dukeshin qartë që nuk ishin natyrale.
E zhgënjyer, Jami Ledbetter shkoi tek një tjetër “specialist” për t’i rregulluar dhe përfundoi me katër vetulla.

Ajo u shpreh: Vetëbesimi im ra në tokë. Isha e shkatërruar. Po dilja me një burrë, ai më la në momentin që pa vetullat.”
Gjithsesi, në fund ajo arriti që të gjente një profesionist dhe tashmë po e rregullon dëmin e bërë.