.

Gjyqtari Hamiti përfundon në spital, vizitë nga zyrtarët e FSHF. Ja gjendja e tij


Gjyqtari kryesor i sfidës mes Kamzës dhe Laçit, Eldorjan Hamiti, ishte pre e dhunës ushtruar nga tifozët vendas, në përfundim të takimit të sotëm, që nisi në orën 14:00. Pas goditjeve në kokë dhe trup nga disa prej tifozëve të Kamzës, ai pati dëmtime, dhe pas ndeshjes iu drejtua menjëherë spitalit ushtarak në Tiranë, ku iu nënshtrua një skaneri, dhe më pas edhe një eko-je.

Ndërkohë, disenjatori i arbitrave, Sokol Jareci, dhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, shkuan për ta vizituar menjëherë.