.

Gara në Komunitetin Mysliman, tërhiqen Skënder Bruçaj


Tërhiqet në momentin e fundit nga gara për një mandat të dytë kryetari i Komunitetit Mylsiman të Shqipërisë Skënder Bruçaj.

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve,Bruçaj ka marrë vendimin personalisht për t’u tërhequr për arsye familjare.Ndërkohë që po sot një tjetër kandidat është hequr nga lista, jo për vendim të tij personal, por për shkak se nuk plotësonte kriteret e garës. Bëhet fjalë për Gëzim Abdishaku inspektori i xhamive i KMSH.

Në garë mbeten vetëm 4 kandidatë, Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Bujar Saphiu, aktualisht nënkryetar i KMSH, Islam Hoxha, Myftiu i Kukësit dhe Gramoz Blliku, Myftiu i Lushnjës. Favoritë për të fituar garën shikohen Ylli Gurra dhe Bujar Saphiu.

Zgjedhjet do të mbahen në datë 2 mars për kreun e ri të KMSH-së. Ndërkohë që janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar.