.

Fiton 120 mijë dollarë në muaj, 26 vjeçari tregon si pasuria po i prish punë në dashuri

Nuk është e thënë ti kesh të gjitha! Historia e biznesmenit 26 vjecar është shembulli i dështimit në dashuri dhe fitores në biznes.

Ai i ka të gjitha, i ri, i pashëm dhe fiton 120 mijë dollarë në muaj,por është beqar. Kjo gjë duket se e ka bezdisur kaq shumë sa ka vendosur të shpallë një lajmërim në internet për të gjetur partneren e tij ideale. Problemi i australianit Matthew Lepre është se femrat e shikojnë si një ATM, një burim të sigurt financiar dhe askush se vlerëson për atë që është.
Tre vite më parë ai braktisi universitetin për të ndihmuar mamanë e tij dhe tashmë drejton një biznes për shitje elektronike online, punë e cila e mban larg femrave.

Tani që i ka vënë gjërat për vije, ai kërkon një vajzë në jetën e tij, për lidhje serioze.
26-vjeçari thotë se miqtë e tij e kanë prezantuar me disa vajza, por nuk ka rastisur e duhura.
“Unë nuk dua një vajzë që po më takon për bilancin tim bankar. Dua një lidhje afatgjatë dhe kuptimplotë”, thotë ai.