Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka akuzuar sot Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme se është duke kryer një akt skandaloz me simbolet kombëtare.
Në faqen e tij të Facebook, deputeti i LSI-së, shkruan se Ministria e Jashtme po përdor shqiponjën e bardhë në flamurin kombëtar.
Sipas Luan Ramës, kjo është një fyerje e rëndë që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po i bën simboleve kombëtare.
“Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!
E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!
Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!”, shkruan Luan Rama.