.

Protesta e studentëve/ Babaramo: Berisha e Rama përgjegjës të kësaj situate, ja si i përgjigjet ish-kryeministri


I ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili gazetari dhe analisti Ilir Babaramo komentoi protestën e studentëve. Ai theksoi se studentët janë në të drejtën e tyre për të mos pranuar dialogun me qeverinë. Babaramo drejtoi gishtin nga kryeministri Rama dhe ish kryeministri Berisha, si shkaktarë të kësaj situate të rrëmujshme, të krijuar me universitetet publike.

“Duhet të kthehemi pas dhe të nxjerrim përgjegjësitë e kësaj situate të rëndë. Unë mendoj se pikërisht Berisha dhe Rama, janë shkaktarët e vetëm të kësaj situate. I pari sepse bëri hapjen në masë të universiteteve, duke e bërë Shqipërinë me më shumë universitete sesa disa shtete të SHBA-ve, dhe i dyti me reformën që rezultoi favorizuese për privatët dhe rriti kaosin në sistem”, deklaroi Babaramo.

Ndërkohë përgjigja e ish-kryeministrit Berisha ishte e menjëhershme: “Nuk kam bërë hap jam ish pedagog, asnjë hap të vetëm skam bërë pa një thellim të studiuar. Çfarë ndodhi? Në këtë mënyrë unë fuqizova, shtova fondet, fuqizova universiteteve publike në të katër anët e vendit. Mbajta qëndrim miqësor ndaj universiteteve private me masat që vijojnë u hoqa TVSH universiteteve private, bëra ligjin tokë për shkollë, për kampuse.”