.

‘Rinia kalon kohën në kafene’, studenti protestues: Oborri i fakultetit nuk ka asnjë stol, parkim privat për makinat e…

Në studion e “Open” u është dhënë fjala disa studentëve të cilët kanë sqaruar kërkesat e tyre për protestën. Një student i Juridikut ka folur për arsyet pse është çdo ditë në protestë.

“Jam student i fakultetit të Drejtësisë. Gjatë një jave jam prezent në protestë dhe s’kam shteruar energjitë. Unë shoh një pyetje, përse të negocioj për të  drejtën time kushtetuese? Vota jonë është 10 përqind, ndërsa e pedagogëve eshtë 90 përqind. Në cilin nen është e shkruar që oborri i fakultetit nuk ka asnjë stol dhe është bërë një parkim privat që pedagogët mund të vendosin veturat e tyre luksoze? Pedagogët kanë 90 përqind të votës. Promovojnë veten mandat pas mandati”, u shpreh studenti.