.

U bezdisën me fotot e shtatzënisë së Elitës, moderatorja ua mbyll gojën kështu…

Moderatorja Eliat Rudi e cila vetëm pak muaj më parë u martua me këngëtarin e mirënjohur Gjiko, e mbajti për disa muaj të fshehur lajmin e shtatzënisë.

Por, sapo e bëri publik lajmin e pritjes së ëmbël, nëpërmjet videoklipit të këngës së bashkëshortit, moderatorja shqiptare poston shpesh foto të barkut të rrumbullakosur.

Por jo të gjithë ndjekësve të saj në Instagram u pëlqejnë fotot e  saj, madje disa prej tyre e interpretojnë si bezdisje ose thjesht është  vetëm një dëshirë për t’u bërë protagoniste.

Sigurisht, që reagime të tilla nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Elita Rudi, e cila ka vendosur të flasë nëpërmjet një postimi në Instagram, duke ua mbyllur gojën.

“S’ki qysh ju bjen në fije njerëzve se çfarë duan. Përndryshe, jam duke e shijuar çdo moment. Ju falenderoj për krejt komentet, nëpër rrjete sociale, emisione, e portale gjatë kësaj periudhe të mrekullueshme”- shkruan Elita.