.

Bebe Rexha na bën krenarë sërish, nderohet me një çmim të rëndësishëm…..

Këngëtarja e hitit “I’m a mess”, Bebe Rexha do të nderohet me çmimin “Breakthrough Artist Award” në ” Music Biz 2019″ që do të mbahet në 7 Maj në Jw Marriott Nashville.

Çmimi “Breakthrough Artist Award”  i jepet artistëve të cilët kanë pasur një karrierë të sukseshme dhe një ndikim të ndjeshëm në skenën e muzikës përgjatë gjithë vitit.

Artistët që e kanë marrë më parë këtë çmim ndër të tjerë, janë: Ariana Grande, Halsey, Meghan Trainor, Nicki Minaj, John Legend dhe Carrie Underwood.