.

Triumfon Partizani, Hebaj përmbys Tiranën me dy gola

Partizani ka triumfuar me përmbysje 2-1 në derbin numër 151 ndaj Tiranës. Dopieta e Rubin Hebajt, i dhuroi fitoren e “çmendur” skuadrës së Gegës, në një sfidë që i pati të gjitha.

Koreografia

Grent Halili kaloi në avantazh bardheblutë në minutën e 51-të, ndërkohë që në fund ishte skuadra e kuqe ajo që triumfoi, duke vijuar serinë e rezultateve pozitive përballë Tiranës.

derbi

Derbi duket se është kthyer në një makth për bardheblutë që nuk fitojnë prej vitit 2014. Skuadra e Gegës arriti të godiste 2 herë traversën me Asanin dhe Hilën, teksa nuk munguan rastet e diskutuara.

bandicam 2018-11-30 18-10-47-662

 

PARTIZANI-TIRANA 2-1

Hebaj 67′, 87′  / Halili 51′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi, 2-1. 

90+3′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Asani, në fushë Kote.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Kërçiku ndëshkohet me karton të verdhë.

88′ Provon të surprizojë Blazhevski me një gjuajtje të rrezikshme, por shkon mbi kuadrat.

87′ GOOOL PARTIZANI 2-1. Hebaj shënon golin e dytë. Sulmuesi përfiton nga një gabim i Hoxhallarit brenda zonës, dhe me një gjuajtje të lehtë brenda zonës, ka mposhtur për herë të dytë portierin Abibi duke përmbysur rezultatin. 

85′ Pranë golit të dytë Partizani. Traversa i mohon golin e dytë Hilës.

81′ Zëvendësim te Partizani, largohet Mensah në lojë Çinari.

75′ Partizani dominon në këto minuta të fundit dhe kërkon të përmbysë rezultatin.

69′ Dy zëvendësime të shpejta për Tiranën, largohen Halili dhe Doka në fushë janë  Blazhevski me Kërçikun.

67′ GOOOOOL PARTIZANI 1-1. Shënon  Rubin Hebaj. Pas një harkimi nga e majta, shkodrani gjuan me kokë por Abibi ndal goditjen e tij. Topi mbetet aty dhe Hebaj e shtyn më pas drejt rrjetës. 

67′ Zëvendësim i detyruar te Tirana, largohet Halili i dëmtuar, në fushë Blazhevski.

64′ Përsëri Tirana rrezikshëm me Sentamun, i cili merr një top nga Halili, por në momentin e fundin ndërhyn Mala që largon rrezikun.

61′ Zëvendësim te Tirana, largohet Karabeci, në fushë Kobina.

58′ Zëvendësim te Partizani, largohet Ibrahimi në fushë Rubin Hebaj. Esat Mala merr rolin e mbrojtësit të djathtë.

57′ Pranë golit të dytë Tirana. Daja lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, zgjatet bukur Alban Hoxha. Topi shkon te Sentamu, që fare pranë portës ka goditur rrjetën e jashtme.


54′ Spektakël në tribuna, futbollistët i vënë “flakën” stadiumit. Lumë flakadanësh të ndezur.

51′ GOOOOL TIRANA 0-1. Grent Halili kalon në avantazh bardheblutë. Pas një rrëmuje në zonë, sulmuesi bardheblu i ndodhur në vendin dhe në momentin e duhur, e ka shumë të thjeshtë ta dërgojë topin në rrjetë. 

48′ Jurgen Bardhi provon të japë sinjalin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë, teksa gjuan nga brenda zonës, por jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka zëvendësime nga të 2 trajnerët.

Përfund pjesa e parë 0-0. 

45+1′ Telushi gjen rrugën e rrjetës pas sinjalizimit të gjyqtarit për përfundimin e pjesës së parë. Protestojnë ashpër futbollistët e kuq.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Pranë golit të kuqtë, traversa i mohon golin Jasir Asanit. Dridhet porta e Abibit.

43′ Shënon Belica nga brenda zonës, por dukshëm pozicion jashtë loje.

42′ Doka ndëshkohet me karton të verdhë për prekje të topit me dorë.

40′ Pranë golit Partizani me Bardhin, i cili godet me kokë nga brenda zonës pas topit të harkuar nga e majta, por topi shkon jashtë kuadratit.

 

38′ Ibrahimi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Karabecit.

bandicam 2018-11-30 18-38-32-778

34′ Ndizet derbi Sentamu kapet me Ibrahimin.

33′ Daja provon të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit.

31′ Trashi rrëzohet brenda zonës, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë për simulim. Protestojnë futbollistët e Partizanit.

29′ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit.

27′ Daja provon me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës, por nuk koordinohet siç duhet.

26′ Lojë e luftuar në mesfushë, por ende skuadra nuk kanë arritur të krijojnë raste flagrante në portat kundërshtare.

21′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Trashit.

19′ Daja hedh një harkim të rrezikshëm në zonë për Grent Halilin, por sulmuesi nuk arrint të kordinohet siç duhet, largon Hila.

18′ Mensah fiton goditjen e dytë nga këndi. Hasani e largon rrezikun me një roveshatë.

15′ Drithërima në portën e Tiranës, Trashi lëshon një të majtë potente nga distanca, largon në vështirësi portieri Abibi. Goditje këndi për Partizanin.

12′ Portieri Alban Hoxha, përfiton nga një ndalin i lojës, për të ndëruar dorezat.

bandicam 2018-11-30 18-12-27-975

11′ Një tjetër tentativë nga distanca, kësaj herë ishte Telushi, por sërish jashtë kuadratit.

8′ Kundërpërgjigjet Partizani me Malën, që nga 30 metra lëshon të djathtën, por topi shkon mbi kuadratin e Abibit.

6′ Imami lëshon një gjuajtje nga distanca, por goditja ishte qëndore dhe përfundon në duart e Hoxhës.

5’ Ibrahimi rrezikon me një kthim mbrapa të topit për Hoxhën, Halili me shpejtësi mundohet ta rrëmbejë topin para Hoxhës, por shkakton faull.

1′ Goditjen e parë nga këndi e fiton skuadra bardheblu, por pa arritur të rrezikojë portën e Alban Hoxhës.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi.

sdsds

Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Atinga, Doka, Mauexhe, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Sentamu.

TiranaPanorama Sport