.

Kim Kardashian apo Julia Roberts? “Pretty woman” e sfidon me këtë foto

E famshmja e Hollywood, Julia Roberts duket se nuk ka të njëjtin sukses me rrjetet sociale, pasi në “Instagram” numëron vetëm 3 milionë ndjekës. E ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, aktorja u surprizua kur mësoi se DeGeneres kishte 60 milionë ndjekës, ndaj vendosi të marrë masa drastike.

“Unë duhet të kem të paktën 51 milionë më shumë ndjekës pra” – tregoi duke qeshur aktorja, duke iu referuar moshës së tyre.

Por si gjithmonë, DeGeneres është eksperte e rrjeteve sociale dhe gjithmonë në gadishmëri për të ndihmuar. Ellen pozoi së bashku me Roberts me detin në sfond, ndërsa e kishte shndërruar aktoren në një “Kardashian” të vërtetë, pra e veshur me bikini dhe forma bombastike.