.

Nisin homazhet në nder të Mid’hat Frashërit, eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve në Parkun e Liqenit

Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri.

Arkëmorti mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure nga SHBA, ndërsa homazhet do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave. Eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.
Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

Mid’hat Frashëri ishte djali i Abdylit, nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit.