.

Homazhet në nder të Mid’hat Frashërit/ Berisha: Ata që urdhëruan eliminimin e tij përfunduan në koshin e plehrave, e kam fjalën për…

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në ambjentet e homazhit në nder të sjelljes në Shqipëri të eshtrave të personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashërit. Gjatë fjalës së tij për mediat Berisha u shpreh se figura e tij është e nderuar nga mbarë shqiptarët që kanë ardhur në këtë ditë ta nderojnë.

Ndërsa shtoi se “ata që urdhëruan ta eleminonin përfunduan në kloshin e plehrave”, duke ju referuar sipas tij diktatorit Enver Hoxha.

“Vjen dhe pushon i nderuar nga mbarë shqiptarë. Ata që urdhëruan eleminimin e tij përfunduan në koshin e plehrave është fjala direkte për Enver Hoxhën. Nderim të madh këtij njeriu të madh të kombit tonë.”, u shpreh Berisha.