.

Dënimi i bandës së Shullazit, reagon ambasada e SHBA: Fitore për sundimin e ligjit, por qytetarët kanë një pyetje

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar sa i përket dënimit të bandës së “Shullazit”. Në një status të postuar në faqen e Facebook të ambasadës shkruhet se “dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor.”

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”, shkruhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.