.

Basha takim me qytetarët në lokal, policia shoqëron djalin e pronarit

Ditën e sotme policia ka shoqëruar një prej banorëve protestues shtëpia e të cilit preket nga zbatimi i projektit të Unazës së madhe. Ndërkohë pranë komisariatit kanë mbërritur deputetë të PD-së pranë komisariatit nr 6 në kryeqytet.

Sakaq kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi takimin me një përfaqësi të protestuesve disa ditë më parë në lokalin e djalit i cili është shoqëruar nga policia.

Burime nga policia, konfirmuan për “Balkanweb” shoqërimin në polici të shtetasit me inicialit, D.P, i cili po sipas të njëjtave burime do të ndiqet penalisht në gjendjen të lirë. Krahas të riut të shoqëruar ditën e sotme, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre shtetas, protestues së Unazës së Re.

“I bëjmë thirrje qytetarëve të na mbrojnë është kauza e gjithë Shqipërisë, jo vetëm e jona. Edi Rama nuk ndalet. Sot nuk dihet fare çfarë do ndodhë në protestë”, tha njëri nga qytetarët.