.

“Poshtë mafia e ndërtimit”, evolon protesta tek Bashkia, banorët e Unazës së Re ulen në shesh

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka evoluar, ndërsa policia i ka bërë thirrje të lirojnë rrugën.
Protestuesit janë ulur në shesh dhe e kanë vendosur të mos ngrihen derisa të zgjidhet problemi i tyre.Ata kanë refuzuar me butësi kërkesën e Policisë për të liruar rrugën dhe lejuar qarkullimin e urbanëve në krah të bashkisë së Tiranës.

Policia është me ne” – kanë thirrur ata.

Të ulemi në sheh dhe të mos ngrihemi derisa të zgjidhet problemi ynë. Shtëpitë tona janë me gjak. Poshtë mafia e ndërtimit.”