.

Historia përsëritet: 80 vite më parë “Shqiponja” u shkatërrua nga komunistët, sot nga socialistët

Heqja e “Shqiponjës” në kuadër të projektit të ri të ‘Unazës së Re’ ka vënë kundër mazhorancën dhe opozitën.Në mbrojtje të kësaj të fundit kanë dalë dhe aktivistë nga shoqëria civile.

Opozita e ka cilësuar një akt antikombëtar këtë fakt, pasi monumenti u vendos në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Kujtojmë, se i njëjti akt u shënua edhe në datë 01.09.1938 për të përkujtuar 10-vjetorin e krijimit të Mbretërisë Shqiptare. Siç duket edhe nga kjo foto, në këtë ditë të shënuar u vendos një monument shqiponjë te sheshpushimi mes ministrive.

Megjithatë, ajo nuk qëndroi gjatë pasi u shkatërrua nga komunistët pasi ata erdhën në pushtet. 80 vjet më vonë, vendi ndeshet me një tjetër situatë të ngjashme. Shqiponja te dogana në hyrje të Tiranës u vendos më 28.11.2012 në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe u hoq nga Partia Socialiste në pushtet.

Një ditë më parë, Rama reagoi lidhur me këtë debat duke e cilësuar monumentin një “vulgaritet në piedestal”, reagim ky që ngjalli sërish kritika kundrejt kryeministrit.