.

Deti Jon tronditet nga tërmetet, ja ku janë ndjerë lëkundjet

Dy tërmete njëri pas tjetrit kanë goditur ishujt grekë mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti i parë ka rënë në detin Jon dhe ka qenë me magnitudë 4.6. Disa minuta më vonë, ra një tjetër tërmet me magnitudë 4.5.

Tërmetet kanë rënë në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë, duke bërë që lëkundjet të ndiheshin në Zakyntho, Patra dhe Athinë. Tërmeti u ndje edhe në jug të Shqipërisë.

Nga lëkundjet sizmike nuk ka persona të lënduar, dhe as dëme materiale.