.

Video/ Rama viziton sërish shtëpinë e Niko Ahmetit në Vlorë, familjes i rikthehet energjia elektrike dhe shpresa…

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në shtëpinë e Niko Ahemtit në Vlorë, ku këtë herë e ka gjetur me shtëpi të re dhe me energji elektrike.

Gjatë bisedës, kryefamiljari i rrëfeu kryeministrit se jetonte pa ujë, pa drita, flinin në tokë dhe jetonin me vetëm një ndihmë ekonomike.

“MIRËMËNGJES dhe me dritën e ndezur të së ardhmes për familjen e Niko Ahmetit, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.