.

Heqja e ‘Shqiponjës’, Rama: Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal….

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për heqjen  simbolit të Shqiponjës tek Dogana në kryeqytet, aty ku kanë nisur punimet për mbikalimin si pjesë e projektit të Unazës së Re.

Statusi i plotë i Ramës:

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.